Kursi Skulpturës në Atelier
Skulpturë me Argjilë
Elementet dhe parimet e skulpturës
Dy elementët më të rëndësishëm të skulptures janë masa dhe hapësira. E gjithë skulptura është bërë nga një substancë materiale që ka masë dhe ekziston në hapësirën tre-dimensionale.
Vëllimi, sipërfaqja, drita, hija dhe ngjyra janë elemente mbështetëse të skulpturës. Në kursin e skulpturës ju do mësoni në praktikë krijimin e figurave ose formave tre-dimensionale. Duke punuar me argjilë direkt nga modeli, përmes një seri punimesh të shpejta, ju do të mësoni të krijoni skulptura të vogla me argjilë.
Ju do të praktikoni një shumëllojshmëri mënyrash kreative si dhe te keni një qasje të saktë me figurën. Një risi është njohja me materialet e ndryshme të cilat përdoren për skulpturë.
- Metodat e punës së skulptorëve klasikë, modernë dhe bashkëkohorë
- Vizatim nga natyra
- Njohje e modelimit me argjilë & plastelinë
- Proporcionet e figurës
- Vëllimi dhe tekstura e figurës
- Modelimi dhe aplikimi i teknikave përkatëse
- Abstragimi i figurës
- Vizatimin e saktë nga figura ose modelet
- Realizimin i skupturave në argjilë
- Rrisni në progres aftësitë tuaja të modelimit
- Kuptoni anatominë bazë
- Exploroni mendimin krijues bazuar në formën e njeriut
- Përgatitja e argjilës për bocet
Objekte & Instalacion
Realizimi i një ideje apo boceti në një punim 3-dimensional. Krijimi i objekteve 3-dimensionale me materiale të riciklueshme. Forma dhe vëllimi i tyre, raporti mes pjesëve, raporti me ngjyrën dhe strukturën. Mundësitë që ofrojnë materialet e ndryshme në proçesin e krijimit.
Gur, Dru, Karton, Tel, Shishe, Pëlhurë etj.
- Përdorimin e materialeve të ndryshme
- Përshtatjen e tyre funksionale me njëra-tjetrën
- Përpunimi i materialeve në marrëdhënie me bocetin fillestar
- Mjetet e nevojshme për të krijuar një instalacion