Kursi Pikturës në Atelier
Pikturë me Akrilik
Përvetësim i teknikave përkatëse dhe përdorimi i ngjyrave akrilik në marrëdhënie me sipërfaqen dhe kolorin. Teori ngjyre, teknikat e velaturës dhe pastoze. Trajtimi i temave figurative, abstrakte, natyrë e qetë, portret dhe peizazh. E veçanta për pikturën me akrilik është se ngjyrat mund të hollohen me ujë, por nuk fshihen më me ujë kur thahen. Bojrat akrilike gjithashtu kanë intesitet ngjyre shumë potent. Ju gjithashtu mund të përdorni një larmi të madhe të teknikave të pikturës me akrilik.
- Teori ngjyre
- Sipërfaqja dhe ngjyra, shpërndarja ne hapësirë
- Teknika e përzierjes se ngjyrave
- Portreti me akrilik, forma & ngjyra
- Realizimi i drite-hijeve ne tekniken e akrilikut
- Përcaktimi motivit
- Kompozimin dhe karakteristikat e ngjyrave akrilik
- Struktura (pikturim dhe përdorim penelit)
- Përdorimi i vetëdijshëm i teknikave me akrilik për prezantimin figurativ të kuadrove
- Përzjerja e tonaliteteve të ngjyrave për të arritur atmosferën dhe thellësinë e pikturës
- Pikturimin e portretit, tonet e lëkurës, sfondin
- Histori arti
Pikturë me Akuarele
Ju pëlqejnë ngjyrat intensive dhe transparente? Nëse ju pëlqen të zbuloni pikturën e akuarelit atëherë jeni këtu në kursin e duhur. Ju mësoni bazat dhe teknikat e pikturës me akuarel, zbuloni shumllojshmërinë e tyre dhe hap pas hapi zhvilloni projektet tuaja kompozicionale.
- Njohja me materialet
- Njohje e ngjyrave dhe ushtrime për përzierien e tyre
- Teknikat e akuarelit në letër të lagur, akuarel me penel të thatë, akuarel me mbivendosje
- Përdorimi i teknikave bazë në portret, natyrë e qetë, peizazh, figurë dhe abstragim
- Zhvillimi i shprehive artistike personale
- Shoqërimi me krijime artistike i temave dhe ideve personale
- Histori arti
- Njohja me teknikat e ndryshme dhe mundësitë kompozicionale në pikturën e akuarelit të cilat mund t’i përdorni për të realizuar leksione me tematika te ndryshme
- Ambjentimi me metodat e pikturës në akuarel (bazat e mësimit të ngjyrave, skicimin, kompozimin dhe strukturimin e organizuar të kuadrit, përkatësisht ligjet e dritës dhe hijes)
- Kompozimi i kuadrove sipas boceteve tuaja, nga natyra ose nga fotografitë
- Zgjerimi i njohurive në përdorimin e principeve të kompozimit duke zhvilluar projektet personale