Kursi Fotografisë në Atelier
Fotografia Dixhitale
Operacionet themelore të aparatit fotografik, të tilla si hapja e diafragmës, efektin e kohës së ekspozimit, fokusimi, ISO, balancimi i së bardhës dhe gjatësia fokale. Marrëdhënia me dritën, këndet e ndryshme dhe makro.
Pasi të kuptoni se si funksionon secili prej tyre, mund të filloni të praktikoni modalitetin manual. Ky është rasti ku ju merrni përsëri kontrollin e aparatit tuaj. Njohuritë bazë në Photoshop do t’ju mundësojnë kurimin sa më të mirë të imazheve tuaja. Në leksionet e fotografisë do ju prezantojmë detyra në zhanret si: natyrë e qetë, peizazh, portret dhe objekte.
- Përdorimin praktik të aparatit per situata të ndryshme
- Përdorimi i stativit
- Përcaktimi i motivit
- Kalimi nga automatik në manual mode
- Realizimin e fotove me ngjyra & monokrom
- Krijimin e thellësisë në fotografi, fokusi
- Kompozimin artistik për subjektet e dëshiruara (portret, figurë, peizazh etj)
- Editimi i fotove, ndriçim, kontrast dhe ngjyrë
Ky kurs i fotografisë përshtatet për të gjithë ata që gjithmonë kanë pasur një interes në fotografi, por nuk kanë qenë të sigurt se si të vazhdojnë më tej.
Kursi përshtatet për fillestarë dhe të avancuar. Nuk nevojiten njohuri paraprake.