Agron Hasanaj

pedagogu

Agron Hasanaj

Pedagogu i Art Studio Kavalet

Lindur më 1967 në Tiranë. 1985 kryen stydimet në Liceun Artistik ” Jordan Misja ” në Tiranës dega pikturë. 1991 zhvendoset në Berlin. 2009 diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dega pikturë kavaleti, me prof. Edi Hilën. Më pas studion për 1 vit në Akademinë e Arteve në Duseldorf, me prof. Reinhold Braun dhe Arnim Tölke.

Ekspozita të përzgjedhura

  • 2003 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.
  • 2004 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.
  • 2005 – “Marubi”, Ekspozita e fotografisë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.
  • 2009 – “I muri dopo Berlino”, Ekspozitë në grup, Spazio Tadini, Milano, Itali.
  • 2017 – “Watercolor Rhapsody”, Ekspozitë personale, Galeria FAB, Tiranë.
  • 2018 – “Ksamil 2018”, Ekspozitë në grup, Qendra Dea.
  • 2018 – “Small Canvas”, Ekspozitë personale, Saranda Art Gallery.
  • 2021 – “Festivali Frankofon”, Ekspozitë në grup, Sozopol, Bullgari.

Filozofia ime e mësimdhënies është shumë e përqendruar te studentët. Unë besoj se studentët janë të aftë të bëjnë punime të shkëlqyera në çdo moshë dhe detyra ime është t’i frymëzoj ata të mendojnë dhe të punojnë si artistë.

Në atelierin e artit, angazhimi im kryesorë mbetet t’u jap studentëve mundësi për të krijuar dhe zgjidhur probleme artistike dhe për të dalë nga zona e tyre e rehatisë, duke i ndihmuar ata të fitojnë aftësitë e nevojshme për të komunikuar në mënyrë efektive idetë e tyre dhe për të bërë një art domethënës për ta. Shpeshë i sfidoj studentët të provojnë gjëra të reja dhe të arrijnë atë që mendojnë se është e pamundur.

art studio kavalet

Buletini

Abonohuni për risitë e fundit